Lija e majmunit përhapet në Europë, SHBA, Kanada dhe Australi
MFPT rilicencon “Handikos” Gjakovën për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare

Handikos Gjakova është rilicensuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Sipas drejtoreshës Brilanda Ballata ky vendim është mirëpritur nga të gjithë anëtarët e stafit këtu.
Ajo ndër të tjera tregon se “Handikos Gjakova” është e vetmja qendër që ka fituar tri licenca.
Qendra ka marrë licencën për: Shërbime të kujdesit ditor ose gjysmë ditor për persona me aftësi të kufizuara, për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës për fëmijë dhe të rritur, në nivel lokal; Shërbime sociale dhe të kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara, fëmijë dhe të rritur, në nivel lokal; Shërbime të rehabilitimit dhe edukimit ose aftësimit professional për persona me aftësi të kufizuara.