Milot Rashica dhe bashkëlojtarët e tij vendosin të heqin dorë nga paga

Koronavirusi ka shkaktuar dëme të riparueshme në aspektin menaxherial, përkundër asaj më të rëndësishmes që po bënë dita-ditës, marrjen e jetëve.
Bota e sportit po vuan goxha në këtë aspekt, megjithëse shumica e futbollistëve profesionistë kanë bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi dhe ta kalojnë me sukses këtë sfidë, përcjell GazetaBlic.
Së fundi, një gjest bujar e kanë bërë edhe futbollistët e ekipit gjerman, Werder Bremen, pra aty ku luan edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.
Djelmoshat nga “Wesserstadion” ua kanë bërë me dije drejtuesve të klubit se kanë vendosur të heqin dorë nga paga, megjithëse nuk specifikohet mënyra dhe shuma.
Ajo që është e rëndësishme, nëse vendosin për një muaj, atëherë klubi gjerman pritet t’i kursejë afro 4 milionë euro.
“Ne kemi lojtarë, që me Werderin, punëtorët dhe tifozët identifikohen, veçanërisht në situata të vështira. Për këtë arsye të gjithë mund të llogarisin, se lojtarët, ekipi i trajnerëve dhe kryesia do të japin shembull të mirë”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann për sajtin zyrtar.
Frank #Baumann has confirmed that the players, coaches and board are arranging giving up salary to help ease the financial strain of the #Coronavirus crisis.
💬 "The amount to be waived isn't finalised yet, but the commitment is certainly there."#werder pic.twitter.com/d6D4m6FrxB
— SV Werder Bremen EN (🏡) (@werderbremen_en) March 23, 2020