Minatorët e Artanës futen në grevë: Nuk na i kanë dhënë pagat, kemi mbetur pa ushqim

 Minatorët e Artanës futen në grevë: Nuk na i kanë dhënë pagat, kemi mbetur pa ushqim

Minatore, duke vizituar shoket e tyre greviste, ne diten e peste se greves se urise, ne nje prej galerive te minieres se Bulqizes 1400 metra nen toke. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne miniere.

140 minatorë të Minierës së Artanës po vazhdojnë grevën e tyre prej një jave.

Flamur Mehmeti, përfaqësues i këshillit grevist, ka thënë për KlanKosova.tv se ndihen të diskriminuar pasi që sipas tij punëtorët e Trepçës kanë marrë pagat kurse ata ende jo.

“Edhe ne po përballemi me pandeminë dhe kemi mbetur edhe pa ushqim”, ka thënë Mehmeti përmes telefonit.

“Jemi 140 minatorë këtu në Artanë, kurse bashkë me të Kishnicës jemi mbi 200 veta. Na ka diskriminuar drejtori Hysen Vrajolli”.“Nuk do ta ndalim grevën derisa të na dalin pagat”.

LAJME TË TJERA