Ministri Arben Vitia paralajmëron masa të reja, ja kur do të bëhen publike ato

 Ministri Arben Vitia paralajmëron masa të reja, ja kur do të bëhen publike ato

Në një konferencë për media që po mbahet aktualisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, ky i fundit ka paralajmëruar masa të reja.

Kjo duke u bazuar në rekomandimet e Institutit kombëtar të shëndetit publik, që ka bërë kërkesë që masat të rriten, në mënyrë që gjasat për rritjen e numrit të të prekurve të jenë sa më të vogla, përcjell 07 Press.

Vitia gjithashtu tha se këto masa do të bëhen publike në 2-3 ditët e ardhshme, derisa grupi i ekpsertëve të merret me detajet.

LAJME TË TJERA