Ministri i AAK-së paralajmëron ndërprerjen e dialogut me Serbinë, kjo është arsyeja

 Ministri i AAK-së paralajmëron ndërprerjen e dialogut me Serbinë, kjo është arsyeja

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka treguar se u takua me Ragmi Mustafën, ku Selimi tha se ndaj Mustafës Gjykata e Bujanocit padrejtësisht i ngriti padi para dy dite.

Selimi tregoi se kjo padi është për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019, e Selimi shtoi se Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është̈ e pashmangshme.

Sipas Selimi ky ishte akt i ulët kundë respektimit të shqiptarëve, ai konsideroi këtë qasje si të gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në takim sot prita Ragmi Mustafën, kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ndaj të cilit Gjykata e Bujanocit padrejtësisht hodhi padi dy ditë më parë për ngritjen e flamurit kombëtar në vitin 2019. Serbia duhet të kuptojë që në Bujanoc, Preshevë e në Medvegjë, ekzistenca e shqiptarëve është̈ e pashmangshme.

Ky akt i ulët është̈ kundër respektimit të shqiptarëve që jetojnë̈ atje. Kjo qasje është̈ e gabuar dhe pengesë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Që të ecim përpara duhet të respektojmë̈ të drejtat e njëri-tjetrit.

Shqiptarët në atë̈ pjesë duhet të gëzojnë̈ të drejta të barabarta, njëjtë̈ sikurse serbët që jetojnë̈ në Kosovë. Si ministër i Drejtësisë̈ i kam dhënë̈ të gjithë̈ mbështetjen e nevojshme për tejkalimin e kësaj sfide që është puro politike, e aspak shkelje e ligjit.

LAJME TË TJERA