Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale del me një njoftim shumë të rëndësishëm për pensionistët

 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale del me një njoftim shumë të rëndësishëm për pensionistët

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), nëpërmjet një njoftimi ka ftuar të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të paraqiteshin në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS-së në komunat ku ata jetojnë.

“Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që ka qenë dashur të paraqiteshin gjatë periudhës së sipërcekur e nuk paraqiten deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa”, thuhet në njoftim.

LAJME TË TJERA