Ministria e Shëndetësisë jep detaje për 39-vjeçaren që vdiq nga Covid 19

 Ministria e Shëndetësisë jep detaje për 39-vjeçaren që vdiq nga Covid 19

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për 39-vjeçaren që vdiq nga Covid 19

Ka vdekur sot gruaja e cila mbrëmë u diagnostikua me sëmundjen COVID-19 nga fshati Lluga i Istogut. Lajmin për Express e ka konfirmuar drejtori i Shëndetesisë në Istog, Mujë Osmanaj. Ndërkohë, detaje dha edhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH’së sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19.

E njëjta përveç Covid-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Kjo është vdekja e tetë (8) e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid -19.

LAJME TË TJERA