Ministrja Bajrami njofton për kryerjen e pagesave për mijëra punëtorë të sektorit privat

 Ministrja Bajrami njofton për kryerjen e pagesave për mijëra punëtorë të sektorit privat

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë me dije se dije se këto ditë janë ekzekutuar pagesa për rreth 10 mijë e 668 qytetarë, raporton Gazeta Evropa.

Po ashtu, ajo ka premtuar se në ditët në vazhdim do të bëhet pagesa edhe për disa kategori të tjera.

Postimi i plotë i ministres Bajrami:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave njofton opinion që është duke u vazhduar zbatimi i masave për ndihmë bizneseve dhe punëtorëve. Bazuar në përfundimin e procedurave vlerësuese të Komisioneve përkatëse dhe aprovimeve të aplikacioneve, Ministria e Financave nga data 12.06.2020 deri më datën 17.06.2020 ka ekzekutuar pagesa për rreth 10,668 qytetarë.

Pagesat janë ekzekutuar për masa 3 (mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punëtorëve në shumë prej 170 euro); masa 7 (shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve në shumë prej 100 euro); masën 8 (pagesa e punëtorëve të cilët kanë humbur vendin e punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik në vlerë prej 130 euro) dhe masën 14 (pagesë prej 130€ për punëtorin e regjistruar për dy muajt pasues për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë situatës së pandemisë).

Po ashtu, Ministria e Financave njofton që në proces të trajtimit janë edhe kërkesat tjera për pagesa, në koordinim midis komisioneve përkatëse dhe ministrive të linjës përgjegjëse dhe këto pagesa së shpejti do të realizohen.

Krahas listës prej 2629 përfituesve të aprovuar pardje, sot nga Komisioni është aprovuar edhe lista tjetër prej 985 përfituesve për masën 3b ku sipas Planit Operacional, këta persona do të përfitojnë 50% të Qirasë Bruto.

Kjo pagesë do të aprovohet së shpejti dhe masa menjëherë do të ekzekutohet nga Ministria e Financave.

Ne jemi në proces të konsolidimit të komisioneve dhe presim që së shpejti t’i adresojmë të gjitha aplikacionet dhe t’i paguajmë ato të që janë aprovuar.

LAJME TË TJERA