Ministrja e Financave del me njoftim të ri rreth pagesave nga Pakoja Emergjente

 Ministrja e Financave del me njoftim të ri rreth pagesave nga Pakoja Emergjente

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se ekzekutimi i pagesave nga Pakoja Emergjente do të bëhet pas dekretimit të Ligjit të Buxhetit të Kosovës nga Presidenti Hashim Thaçi.

“ Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar”, tha ajo.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Kam kënaqësi që të ju njoftoj që sapo miratuam buxhetin e rishikuar për vitin 2020.

Falenderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që votuan PËR, duke mundësuar kështu fillimin e implementimit të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Si Ministri e Financave, kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që menjeherë pas dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të ekzekutojmë pagesat për masat e pakos së kaluar.

Përmes buxhetit të rishikuar, jemi siguruar që të ruajmë stabilitetin makrofiskal, të financojmë sektorin e shëndetësisë për t’u përballur me sukses me pandeminë COVID19, dhe të rigjallërojmë aktivitetin ekonomik në vendin tonë.

02 Press merr vesh se nesër pritet të bëhet dekretimi i këtij ligji dhe ekzekutimi i pagesave.

LAJME TË TJERA