Mirëpritet vendimi i Qeverisë që të mos ketë më pensione nën 100 euro

 Mirëpritet vendimi i Qeverisë që të mos ketë më pensione nën 100 euro

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë , ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se më s’do të ketë pensione nga 90 euro për ato bazike, 75 euro për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, 90 euro për pensionet familjare e nga 90 euro për rastet invalidore të punës.

Tani shuma minimale që do të jepet në formë pensioni është 100 euro. Si rezultat i këtij vendimi, përfitojnë 175 mijë pensionmarrës.

E këtë e konsideron si tejet pozitive ky pensionist.

Dikujt ky vendim nuk i ndikon personalisht pasi që vet hyn në kategorinë e kontributdhënësve, megjithatë një nivelizim të këtillë e konsideron të qëlluar.

Ky qytetar poashtu vlerëson vendimin e sotëm por, mendon që pensionistët meritojnë më shumë, pasi që shpenzimet e tyre janë të larta.

Kujtojmë që nga Qeveria është planifikuar që pensionet të jepen nga mesi i muajit, çka po ashtu është mirëpritur nga qytetarët.

LAJME TË TJERA