Moment emocionues – Shpërthen në lot babai i policit Malsor Dashi: E humba djalin pas tetë vajzave, ato ditë kishim edhe dasmën e tij

 Moment emocionues – Shpërthen në lot babai i policit Malsor Dashi: E humba djalin pas tetë vajzave, ato ditë kishim edhe dasmën e tij

Dy vjet më parë, pjesëtari i Policisë së Kosovës, Malsor Dashi humbi jetën në një aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Ai ishte në detyrë bashkë me kolegun Armend Trena, kur vetura zyrtare e policisë përfundoi në lumin Lepenc, ndërsa trupat e tyre u gjet pas disa ditësh.

Sot, në përvjetorin e themelimit të Policisë, Presidenti, Hashim Thaçi ka marrë vendim që t’i shpallë heronj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës të rënë në detyrë.I pranishëm për të marrë medaljen hero i Kosovës, i pranishëm ishte edhe babai i Malsorit, Shemsedini.

Ai pasi përqafoi flamurin e Policisë, tha se Malsorin e kishte pas tetë vajzave dhe dasmën e tij kishte planifikuar ta bënte dy javë nga data kur i vdiq.Bashkë me Shemsedinin, në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për policët e rënë, u përlotën edhe krerët e policisë.

Në fund të gjithë të pranishmit ngushëlluan babain e Malsorit duke i thënë të ndihet krenar për të birin.

https://www.facebook.com/watch/?v=344822383327895&extid=rycUeW3cgY7pDqLq

LAJME TË TJERA