Momenti kur familjarët e dy fëmijëve të vdekur në Milloshevë arrijnë në vendin e ngjarjes

 Momenti kur familjarët e dy fëmijëve të vdekur në Milloshevë arrijnë në vendin e ngjarjes

Një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Dy fëmijë kanë rënë në ketë liqen artificial, dhe humbën jetën pasditen e së martës.

Ata ishin futur në ujë, pa e ditur rrezikun nga thellësia e tij.

E momentin tragjik e pa një banor i fshatit, i cili tentoi t’i ndihmojë por gjithçka ishte vonë për të dhe ekipet tjera të shpëtimit që erdhën në vendin e ngjarjes.

Pas kërkimeve disa orëshe të njësive të shpëtimit, arritën t’i nxirrin trupat e pajetë të fëmijëve 9 dhe 11 vjeç.

Dhimbje e madhe për prindërit që u panë në vendin e ngjarjes.

E policia e Kosovës tregoi se si ndodhi krejt kjo ngjarje tragjike.

Bashkë me dy viktimat, ishte edhe një fëmijë tjetër, i cili fatmirësisht arriti të shpëtojë.

Aty u pa edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi si dhe prokurori i rastit.

LAJME TË TJERA