Momenti kur familjarët e shohin vendin ku vdiqën fëmijët në Gjakovë

 Momenti kur familjarët e shohin vendin ku vdiqën fëmijët në Gjakovë

Dy të mitur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që kaploi një objekt banimi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Ndërkohë Policia ka bërë të ditur se në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e zjarrit, është edhe prindi i njërit prej viktimave, ndërsa tre familjarë tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.

Ekipi i ATV-së ka shkuar për të përcjellur nga afër këtë ngjarje, duke sjell edhe pamje ku shihen familjarët e tjerë duke parë vendin ku vdiqën dy fëmijët.

Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

LAJME TË TJERA