Momenti kur polici në SHBA qëllon me armë katër herë mbi protestuesin

 Momenti kur polici në SHBA qëllon me armë katër herë mbi protestuesin

Një efektiv policie ka qëlluar me armë zjarri një protestues në New Mexico të SHBA-ve dhe si pasojë e ka lënë atë të plagosur rëndë.

Raportohet se viktima me disa persona të tjerë ishin duke rrëzuar një statujë të një guvernatori kolonial spanjoll, të shekullit të 16-të.

Në videon e bërë virale, shikohet polici i identifikuar si Stevan Baca, duke u përleshur fizikisht me protestuesin Scott Williams.

Por gjatë konfrontimit efektivi Baca qëllon katër herë me pistoletë në drejtim të Williams duke e lënë të plagosur rëndë.

Ndërkohë raportohet se polici është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa viktima e sulmit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

LAJME TË TJERA