Mot i njëjtë deri në qershor

 Mot i njëjtë deri në qershor

Fusha të fuqishme anticiklonike që janë shtrirë mbi Evropën Perëndimore e deri në Skandinavi, kanë shtyrë fusha jostabile dhe masa më të freskëta ajrore polare në rajonin tonë, bën të ditur Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë njofton se këto fusha do të mbeten të bllokuara për disa ditë mbi rajonin tonë.

PW thekson se nën këto kushte do të vazhdojë të mbetet mot pa ndryshime të mëdha, i paqëndrueshëm, më i freskët, e kohë pas kohe me reshje lokale shiu, ndërsa orëve të pasdites dhe mbrëmjes vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Sipas parashikimeve të fundit, nga pjesa e dytë e javës së ardhshme paraqiten tendenca për përmirësim të motit dhe ngritje të temperaturave, njofton PW.Parashikimi për periudhën 28 maj – 1 qershor:

28.05 – Freskët, vranësira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.

29.05 – Freskët, kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.

30.05 – Mbetet freskët, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe me reshje lokale shiu, pasdite dhe në mbrëmje mundësi për bubullimë.

31.05 – Kryesisht me vranësira dhe freskët. Kohë pas kohe reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për bubullimë.1.06 – Kryesisht me vranësira dhe freskët. Kohë pas kohe me reshje lokale shiu.Siç vërehet edhe nga grafiku i temperaturave, vlerat e temperaturave të parashikuara mbeten të ulëta dhe pak nën vlerat mesatare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 8C, e maksimalet nga 16C deri 18C.Era do të fryjë mesatare kryesisht nga krahu verior 4-10m/s.Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie përreth vlerave normale.

LAJME TË TJERA