Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Moti sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Ndryshe, sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijojë mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore. Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara”, thonë nga IHMK.

Gjatë këtyre ditëve apelohet të shmanget kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10:00-17:00, sidomos nga personat me sëmundje kronike, hipertension, diabetikët, asmatikët etj, bartja e syzeve për mbrojtje nga rrezet e diellit, rekomandohen bartja e ombrellave, rrobave me ngjyra të lehta, kremrave adekuate për mbrojtjen e lëkurës, konsumimi i ujit, pemëve e perimeve si dhe ushqim me sa më pak yndyrë.