Murati: Subvencionimi i energjisë elektrike është i domosdoshëm

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur të domosdoshme ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionomin e importit të energjisë elektrike.

Gjatë raportimit në Komisionin hetimor për krizën energjetike, Murati tha se për çdo cent të ndarë ekziston baza ligjore.

Berisha e konfirmon: Jam shpallur non grata nga Britania e Madhe

“Çmimet e larta të importit dhe rënia e bllokut Kosova B, shtojnë nevojën për subvencionim të energjisë”, tha ai.

Megjithatë, Murati tha se 90 milionë euro të zotuara për krizën energjetike ende s’janë disbursuar, pasi është në metodologjinë e ekzekutivit se si bëhet shpërndarja e tyre.

Para deputetëve, Murati tregoi edhe kur është informuar për krizën energjetike vitin e kaluar.

“Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar jemi informuar se mund të kemi probleme në sektorin energjetik, pasi çmimi i importit ka lëvizur”, tha ai.