Mustafa: Nuk i jap udhëzime Hotit, konsultohem me të dhe partnerët

 Mustafa: Nuk i jap udhëzime Hotit, konsultohem me të dhe partnerët

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka reaguar rreth deklaratave për dialogun dhe rolin e tij në të, raporton Gazeta Blic.

Mustafa tha se nuk i jep udhëzime Hotit, por konsultohet me të dhe aprtnerët për dialogun dhe çështjet e tjera.

Ai tha se preferon konsultimet e rregullta e përmabjtësore me partnerët dhe Kryeministrin.

Sipas Mustafës, Kryeministrin e udhëzon kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës.

Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar.

Preferoj të kemi konsultime të rregullta dhe përmbajtësore me partnerët e koalicionit dhe me Kryeministrin, por edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij.
Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme.

Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës. IM

LAJME TË TJERA