Shkon në 1450 numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend, këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit
Mustafa për protestën e VV-së: Ky është kërcënim për ardhjen e Qeverisë së re, rruga nuk është zgjidhje!

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se qeverinë Kurti e ka rrëzuar vetë Albin Kurti.
Mustafa ka akuzuar Kurtin pasi sipas tij Albin Kurti ka shkelur marrëveshjen e bashkëqeverisjes.
“Unë do të pyesja tash Kurtin pse e shkarkoj bordin e SHSKUK-së në kohën kur kishte nevojë më së shumti për stafin mjekësor. Unë kam kërkuar që ministrat e LDK të mos largohen nga kabineti qeveritarë. Ata kanë vazhduar punën e tyre”, ka thënë Mustafa.
Ai ka folur edhe për një provë proteste që është mbajtur gjatë se martës dje në Prishtinë.
“Ky është një kërcënim për ardhjen e qeverisë së re. Kjo është një tentim por kjo nuk ka pamundëson punën një qeveri të re. Rruga nuk është zgjidhja”Mustafa ka thënë se formimi i qeverisë varet nga vullneti i Kuvendit.
Askush nuk mund të rrijë në qeveri pa vullnetin e Kuvendit.