Napoli s’tërhiqet, Rashica opsioni i parë

 Napoli s’tërhiqet, Rashica opsioni i parë

Napoli nuk e ka ndërmend të dorëzohet në luftën për t’i siguruar shërbimet e Milot Rashicës.

Tash e një kohë, skuadrat elitare evropiane janë vënë pas yllit të Werderit dhe kombëtares së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Wolves, Aston Villa e Leipzig janë skuadra që e kanë shprehur hapur interesimin për të, me gjermanët që raportohet se kanë qenë shumë afër akordit me ish-anëtarin e Vitesses.

Megjithatë, Napoli ka hyrë fuqishëm në garë së fundi dhe duket të jetë në “pole-position”.

“Il Partenopei” e shohin Rashicën si zëvendësues ideal të Jose Callejon, i cili do të largohet në fund të edicionit, e ku thuhet se do të rikthehet në Spanjë.

Çmimi real në treg i Rashicës është afro 30 milionë, por që pritet të ndryshojë në rast se Werderi nuk arrin të mbijetojë në Bundesligë.

LAJME TË TJERA