Natyra Kuçi kritikon ashpër Qeverinë Hoti: Zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër

 Natyra Kuçi kritikon ashpër Qeverinë Hoti: Zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka thënë se Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër, pëKjo për shkak se siç ka thënë ajo: kanë kaluar 41 ditë prej kur qeveria Hoti e cënoi lirinë e lëvizjes së lirë gjatë natës.

Efekti i saj po garanton që bizneset e ndryshme të pushojnë nga puna më shumë se gjysmën e punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura.

Shkrimi i plotë nga Natyra Kuçi:

Kanë kaluar 41 ditë prej kur qeveria Hoti e cënoi lirinë e lëvizjes së lirë gjatë natës. Efekti i saj po garanton që…

Posted by Natyra Kuçi on Tuesday, September 8, 2020

Kanë kaluar 41 ditë prej kur qeveria Hoti e cënoi lirinë e lëvizjes së lirë gjatë natës. Efekti i saj po garanton që bizneset e ndryshme të pushojnë nga puna më shumë se gjysmën e punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura.

Pandemia i ka prekur ndryshe të varfërit që luftojnë të mbijetojnë çdo muaj e ndryshe të pasurit që kanë luksin të stagnojnë ekonominë sepse për vete vazhdojnë të pasurohen.Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër.

LAJME TË TJERA