Ndahen 700 mijë euro shtesë për këtë kategori të punëtorëve

 Ndahen 700 mijë euro shtesë për këtë kategori të punëtorëve

Qeveria Hoti javën e kaluar ka alokuar 700 mijë euro shtesë për zyrtarët policorë. Këto mjeta do t’u jepen 3.500 policëve, të cilët nuk kanë qenë të trajtuar me vendim paraprak, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se këto mjete janë për 350 zyrtarë policorë, kurse nga Sindikata e Policisë thonë se bëhet fjalë për 3.500 zyrtarë.

“Këto mjete janë për zyrtarët e uniformuar policorë, që në të kaluarën nuk kanë qenë të përfshirë në shtesat e ndara nga Qeveria”, thonë nga Sindikata e Policisë.

Mjetet do të jepen me pagën e shkurtit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me stafin civil të angazhuar në polici.

LAJME TË TJERA