Ndalohet shefi i Policisë Fushë Arrëz, akuzohet për përdhunim të një vajze në komisariat

 Ndalohet shefi i Policisë Fushë Arrëz, akuzohet për përdhunim të një vajze në komisariat

Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ne vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

”Bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo eshte ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin që i kishin bërë disa persona në 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. SHÇBA ndaloi I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës së Policisë në Fushë Arrëz, në DVP Shkoder, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, informon Ministria e Brendshme.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të metejshme.

Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurese kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u perkujdesur, në një Qendër Sociale.

/Gazeta Sinjali/

LAJME TË TJERA