Ndërron jetë 6 vjeçarja që u godit nga autobusi në Mitrovicë

 Ndërron jetë 6 vjeçarja që u godit nga autobusi në Mitrovicë

Një vajzë gjashtë vjeçare ka vdekur në QKUK, pasi e goditi autobusi në rrugën ”Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për regjionin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili ka thënë se Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare e cila pas lëndimeve të pësuara ka vdekur në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës , pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë Zahiti për Gazetën Sinjali.

LAJME TË TJERA