Ndërron jetë Adem Mikullovci!

 Ndërron jetë Adem Mikullovci!

Sot (e martë) ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e aktorit, Lumnije Mikullovci përmes një shënimi të shkurtër në Facebook.

“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!
Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka shkruar Lumnija në Facebook.

Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri në dhjetor të vitit 1937.Si aktor ka luajtur në qindra role kryesore dhe dytësore në projekte të ndryshme filmike.

Në vitin 1990 ai ishte në mesin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut.

Mikullovci hyri sërish në politikë kur u bashkua me Vetëvendosjen në maj të vitit 2017. Në zgjedhjet parlamentare të atij viti ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës.

LAJME TË TJERA