Ndërron jetë ish-futbollisti i Rahovecit, Faik Vuçitërna

 Ndërron jetë ish-futbollisti i Rahovecit, Faik Vuçitërna

Ka ndërruar jetë para pak kohësh ish-futbollisti i Rahovecit dhe njëri nga kontribuesit më të mëdhenj të sportit në qytet, Faik Vuçitërna.

Ai tash e një kohë vuante nga një sëmundje, teksa ndërroi jetë sot.

Lajmin e hidhur e kumtoi një nga anëtarët e familjes së ngushtë përmes rrjeteve sociale.

Ai do të kujtohet përherë si njeri i dashur, i shoqërueshëm dhe sportist i shquar.

Redaksia jonë, familjes dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

/Rahoveci24/

LAJME TË TJERA