Ndërron jetë motra e Armend Rexhepagiqit, Violeta

 Ndërron jetë motra e Armend Rexhepagiqit, Violeta

Ka ndërruar jetë motra e këngëtarit Armend Rexhepagiqi, Violeta.

Këtë e ka bërë të ditur një e afërm e tyre përmes një postimi të bërë në Facebook.

“Violeta shkoi! Te paste shpirti drite Viviene. Ka kene dhe do te mbetet ikone e muzikes pop në Kosove”, shkruhet në njoftimin e bërë.

Violeta Rexhepagiqi për vite me radhë ishte e angazhuar si këngëtare, kompozitore dhe gazetare në lëmin e raportimit.
Angazhimet e saj ishin të shumta. Ajo, u shpërblye disa herë në “Akordet e Kosovës”.

Violeta ka interpretuar në më se 40 këngë për fëmijë dhe ka luajtur zërin e personazheve në radio-dramat më të njohura për fëmijë.

Ndër vite, ajo është shikuar si shembull i rebelimit artistik. Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqëson për dy herë Kosovën në përzgjidhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar deri pranoj ftesën si reportere lufte pranë disa agjencive dhe televizioneve të huaja, si “News Network”, “WTN”, “Sky NEWS” etj. Për këtë qëllim ajo raportoji nga shumë vatra të luftës.

Gjatë udhëtimeve të saja, ajo pësoj një aksident në komunikacion dhe si pasojë për mese dy vite e gjysmë nuk mund të lëvizte gjymtyrët e trupit.Prej asaj kohe, Violeta është tërhequr plotësisht nga aktivitetet publike.

LAJME TË TJERA