Ndërron jetë një 63 vjeçare, shkon në 27 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

 Ndërron jetë një 63 vjeçare, shkon në 27 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Në Klinikën Infektive në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë 63 vjeçarja nga Dragashi e cila ishte e infektuar me Covid 19.

Në raportin e kësaj klinike bëhet e ditur se pacientja në fjalë përveç Koronavirusit kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 12 pacientë me Covid 19 ku 9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive ndërsa një person vazhdon mjekimin në intensivë dhe është në gjendje të rëndë..

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në raportin ditor të datës 7 maj 2020, njofton se në klinikë janë të shtrirë 12 raste me Covid-19 pozitiv.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon:

9 raste janë në gjendje stabile, 2 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive një pacient i infektuar me Covid -19, i cili ka sëmundje kronike të veshkëve dhe është në dializë.Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me Covid-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese.Nga klinika sot do të lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ ne testimet e fundit per Covid 19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.

LAJME TË TJERA