Ndërron mendje Thaçi, do ta takojë Lajçakun

 Ndërron mendje Thaçi, do ta takojë Lajçakun

I pari i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajcak sot në ora 17:00, njofton Zyra e Presidentit.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta takojë sot përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Zyrën e Presidentit”, thuhet në njoftimin Zyrës.

Thaçi sot në konferencë për media ka thënë se se në momentin që Lajçaku do të zbresë në Kosovë, atëherë ekipi i tij do të komunikojë me ekipin e emisarit të BE-së për të kuptuar arsyen e vizitës së tij.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, diplomati sllovak do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani në ora 17:45 në objektin e Kuvendit.Lajcak do të takohet edhe me Kryeministrin Hoti në ora 18:30 në ndërtesën e qeverisë.

LAJME TË TJERA