Ndeshja e dytë gjysmëfinale, sonte Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina përballen sërish në Suharekë

 Ndeshja e dytë gjysmëfinale, sonte Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtina përballen sërish në Suharekë

Superliga e Kosovës në basketboll tashmë është në fazën e saj finale.

Fundjavën e kaluar janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale, kurse sonte zhvillohet ndeshja e dytë mes Golden Eagle Ylli dhe Sigal Prishtinës, përcjell GazetaBlic Sport.

Golden Eagle Ylli është sërish vendas ndaj Sigal Prishtinës, ku takimin e parë e fituan bindshëm therandasit 73:48.

Kampioni dhe lideri do të mundohet të shënojë fitore edhe në përballjen e dytë, në mënyrë që të jetë më afër finales, kurse prishtinasit pasi pësuan humbje të thellë në sfidën e parë kërkojnë fitoren për të barazuar serinë gjysmëfinale.

Ky takim zhvillohet në ora 20:30.

LAJME TË TJERA