Ndeshje e madhe në letër, por e zbehtë në fushë – Drita dhe Gjilani ndajnë pikët pa gola

 Ndeshje e madhe në letër, por e zbehtë në fushë – Drita dhe Gjilani ndajnë pikët pa gola

Drita dhe Gjilani nuk kanë treguar asgjë në fushën e blertë.

Një ndeshje që pritet gjatë nga tifozët e futbollit në Kosovë, ajo mes Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar sot pa gola ,shkruan lajmi.net.

Më shqetësues se rezultati është fakti që asnjëra prej skuadrave nuk ishte në gjendje të bënte lojë të rrjedhshme, ose të rrezikonte seriozisht portën.

Ritmi i lojës nuk përkon aspak me një ndeshje që mbanë epitetin si derbi më i madh në vend, me synime edhe për më gjerë.

Sot, zbehtësinë këtij takimi ia dha skuadra e Dritës, për të mos e lënë derbin në errësirë të plotë.

‘Intelektualët’ mund të merrnin një penallti në minutën e fundit, pas në zonë pati shumë kontakt, por gjyqtari hezitoi të akordonte 11 metërsh në minutën e fundit.

Me barazimin e sotëm, Drita shkon në 10 pikë pas katër ndeshjeve, kurse Gjilani numëron nëntë pikë me gjashtë ndeshje të luajtura.

LAJME TË TJERA