Ndeshjet e mbetura të Premierligës, falas në Youtube

 Ndeshjet e mbetura të Premierligës, falas në Youtube

Ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Premierligës mund të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin Youtube, ku tifozët nga e gjithë bota do të kishin mundësi t’i shikonin ndeshjet falas.

Liga elitare e futbollit në Angli ka qenë e suspenduar që nga muaji mars shkaku i pandemisë së koronavirusit, që i ka ndërprerë edhe të gjitha aktivitetet e tjera sportive, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, autoritetet e futbollit në Angli janë duke punuar në një plan për ta rinisur sezonin 2019/20. Nën planet aktuale, ndeshjet e Premierligës mund të kthehen më 12 qershor, përderisa klubet do të duhej t’i nisnin stërvitjet më vonë gjatë muajit maj.

Megjithatë, ndeshjet me siguri do të duhet të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura e ndoshta edhe në stadiume neutrale, në mënyrë që të respektohen sa më shumë rregullat për distancim social.

Sipas gazetës britanike The Times, të gjitha 92 ndeshjet e mbetura të Premierligës mund të shfaqen jo vetëm në televizionet që i kanë blerë të drejtat televizive, por edhe në kanalet e tyre në Youtube.

Gazeta shton më tutje se tashmë kanë filluar negociatat mes Premierligës dhe televizioneve sa i përket kësaj mundësie të transmetimit të ndeshjeve në Youtube.

LAJME TË TJERA