Ndikimi i pandemisë, vetëm gjatë prillit 32 mijë persona janë regjistruar si të papunë

 Ndikimi i pandemisë, vetëm gjatë prillit 32 mijë persona janë regjistruar si të papunë

Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka ndikuar gjerë edhe në aspektin ekonomik në Kosovë.

Në Kosovë, sipas analizave të disa organizatave joqeveritare, gratë janë diskriminuar në tregun e punës gjatë kohës së pandemisë dhe kanë humbur më shumë vende pune sesa burrat.

Një studim i Institutit GAP tregon se vetëm gjatë muajit prill në Kosovë janë regjistruar mbi 32 mijë persona si të papunë ku një pjesë bukur e madhe e tyre janë gra, shkruan lajmi.net.

Sipas këtij Instituti, kjo është një shifër rekord e regjistrimit të njerëzve të papunë, me një mesatare të thjeshtë i bie se çdo ditë rreth 1600 persona janë regjistruar si të papunë.

E nga rrjeti i grupit të grave për këtë thonë se pandemia ka thelluar pabarazinë gjinore në çështjet e punësimit.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave i bëjnë thirrje qeverisë së re që kjo çështje të jetë pjesë e planit afatgjatë të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë.

LAJME TË TJERA