Ndodhë në Kosovë, largohet pa paguar dhe kërcënon pronarin me jetë, arrestohet

 Ndodhë në Kosovë, largohet pa paguar dhe kërcënon pronarin me jetë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ka marrë shërbimet në një kafiteri në Lipjan dhe është larguar pa paguar.

I dyshuar madje e ka kërcënuar me jetë pronarin e lokalit gjatë intervistimit në stacionin policor në Lipjan.

“Lipjan 20.02.2021 – 15:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një kafiteri me pronar kosovar kishte marrë shërbime dhe nuk kishte paguar. Gjatë intervistimit i njëjti e kishte kanosur viktimën me vdekje. Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raport.

LAJME TË TJERA