Ndryshime shpresëdhënëse te Rahoveci, “Play-Offi” nuk diskutohet

 Ndryshime shpresëdhënëse te Rahoveci, “Play-Offi” nuk diskutohet

Ndryshime shpresëdhënëse pritet të ndodhin në kampin bardhekaltër nga “Mizahir Isma” javën e ardhshme.

Të paktën kështu ka mësuar portali rajonal “07 Press” nga burime të sigurta brenda klubit.

Këto ndryshime pritet të ndodhin pas mini-krizës së rezultateve, ku Rahoveci momentalisht ka një fitore. Megjithatë, tek “Vreshtarët” janë të bindur që “Play Offi” nuk diskutohet.

“As që diskutohet ajo punë. Do të jemi patjetër në ‘Play Off’. Javën tjetër priten ndryshimet e para, e që do të jenë shpresëdhënëse. Për këtë të jeni të bindur”, i ka thënë portalit “07 Press” ky burim.

Kujtojmë se tashmë është mbyllur faza e parë e kampionatit të rregullt, ndërsa xhiron e ardhshme Rahoveci do të ndeshet me Ponten.

/07 Press/

LAJME TË TJERA