Faqja jonë përdorë "cookies". Në momentin që pranoni këtë, pajtoheni me kushtet e përdorimit të portalit 07 Press. 

Ndryshime temperaturash – ky është parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot jostabil dhe kryesisht me vranësira.

Sipas njoftimit të Prishtina Weather, në pjesën e parë të ditës parashihen mundësitë për reshje shiu, që pasdite do të zhvillohen edhe si rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do sillen prej 6 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 12 e 14 gradë Celsius.

Rrebeshe shiu kalojnë edhe ditën e shtunë, e me rënie të temperaturës, deri në mbrëmje reshje bore pritet edhe përgjatë viseve kodrinoro-malore.

Të dielën më ftohtë e me kthjellime. Pas ngricave të hënën në mëngjes, në fillim të javës temperaturat maksimale sërish rikthehen në 15 gradë Celsius.