Ndryshohet vendimi për udhëtimet përmes Aeroportit “Adem Jashari”

 Ndryshohet vendimi për udhëtimet përmes Aeroportit “Adem Jashari”

Ministria e Shëndetësisë i ka bërë publike masat e ndërmarra në mbledhjen e së dielës së qeverisë për parandalimin e Covid-19.

Në njoftimin e ministrisë janë cekur të gjitha masat e ndërmarra, që do hyjnë në fuqi që nga e hëna e 6 korrikut, e që janë miratuar në mbledhjen e së dielës nga qeveria Hoti.

Në vendimin e qeverisë Hoti, është bërë plotësim ndryshimi i vendimit të mëhershëm të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkomëbtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve.

“Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterimeve. Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition), Aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli. Vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe: Ministria e Shëndetësisë publikon të gjitha masat e ndërmarra kundër Covid-19

LAJME TË TJERA