Ndryshoi numrin e targave për të drejtuar makinën, futbollisti kinez kapet nga policia

 Ndryshoi numrin e targave për të drejtuar makinën, futbollisti kinez kapet nga policia

Futbollisti Hanchao i Guangzhou Evergrande është shkarkuar nga klubi nga klubi kinez, pasi u pa duke ndryshuar targat e veturës së tij, në mënyrë që të shmang kufizimet për qarkullim.

33-vjeçari është ndaluar nga policia pas veprës penale, pas ai ndryshoi shkronjën E, duke e bërë atë F, në mënyrë që të qarkullojë në trafik.

Ekipi i Superligës kineze tha që anësori kishte shkelur ashpër protokollet e klubit dhe menjëherë është liruar nga kontrata e tij.

Yu Hanchao do të kalojë 15 ditë në paraburgim, ka marrë një gjobë prej 562 funtave dhe atij iu janë hequr 12 pikë në licencën e tij.Yu ka qenë pjesë e klubit të Evergrande që nga viti 2014 dhe ka luajtur 177 herë, duke fituar 10 trofe dhe duke shënuar 30 gola.

Ai është gjithashtu ka luajtur për kombëtaren kineze, ku ka 58 paraqitje, me çrast ka shënuar nëntë herë.

LAJME TË TJERA