Ndryshon udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë: Mbajeni maskën në rrugë edhe kur ecni vet

 Ndryshon udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë: Mbajeni maskën në rrugë edhe kur ecni vet

Pas ndryshimit të masave antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar Udhëzuesin final për maska në të cilin tregohet se kur qytetarët duhet të përdorin maska, e kur jo.

Njëri version i udhëzuesit thoshte se maskat mund të hiqen gjatë ecjes vetëm në rrugë.

Megjithatë kjo pikë është hequr dhe përfundimisht dënohet kushdo që s’ka maskë rrugës.

Sipas versionit të parë të udhëzuesit të publikuar nga MSH-ja, maskat nuk është e nevojshmë të përdoren në këto raste:

-Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm; Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes); Nëse jeni vetëm në veturë; Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie dhe disa raste të tjera.

Megjithatë, në udhëzuesin që kanë dërguar menjëherë pasi i pari u publikua, më 25 shtator, doli një version tjetër i udhëzuesit, ku u hoq pika ku thuhet se “Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm” mund të mos bartet maska.

LAJME TË TJERA