Në këtë komunë të Kosovës gjenden 1700 rrënjë të kanabisit

 Në këtë komunë të Kosovës gjenden 1700 rrënjë të kanabisit

Policia ka njoftuar se në Istog janë gjetur 1 mijë e 700 bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Istog, ku policia ka gjetur bimë të gjatësive të ndryshme.

Sipas policisë, bimët kanë dalë në hithra dhe shkurre.

“Në lokacionin e lartcekur është vërejtur se kishte bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të gjatësive të ndryshme, të cilat kishin dalë nëpër hithra dhe shkurre dhe është vërejtur se nuk kishte pasur përkujdesje nga faktori njeri”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit pas fotografimit dhe evidentimit bimët janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

Në atë lokacion janë çrrënjosur dhe asgjësuar gjithsejtë njëmijë e shtatëqind (1700) bimë të ndryshme të llojit Kanabis Sativa”, thekson raporti i policisë.

LAJME TË TJERA