Në ora 15:00 mblidhet Komiteti anti-Covid, pritet shqyrtimi i këtyre pikave

 Në ora 15:00 mblidhet Komiteti anti-Covid, pritet shqyrtimi i këtyre pikave

Sot pritet të vendoset për pushimin pranveror dhe për masat e reja anti-Covid.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti përmes një njoftimi.

Postimi i plotë:

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.

Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.

LAJME TË TJERA