Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me koronavirus, nëntë në gjendje të rëndë

 Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me koronavirus, nëntë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me koronavirus.

Nga ta 47 janë në oksigjenoterapi, 9 në gjendje të rëndë dhe 2 në respirator, përcjellë Gazeta Blic.

Spitali i Pejës njofton se 3 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Njoftimi i tyre i plotë:

 3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 195 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
262 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,020
analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.

LAJME TË TJERA