Në Vushtrri, të infektuarit thonë se me Covid-19 u prekën gjatë vizitave për Bajram

 Në Vushtrri, të infektuarit thonë se me Covid-19 u prekën gjatë vizitave për Bajram

Fshati Nedakoc të Komunë së Vushtrrisë vetëm mbrëmë i janë shtuar 15 raste të reja me Covid 19, nga gjithsej 24 sa u raportuan mbrëmë vetëm në ketë komunë.

Të gjitha këto raste po dalin të jenë raste kontakti.

Për T7 ka folur nëna e një prej të infektuarave në këtë fshat.

Ajo tregoi se djali i saj, virusin e kishte marr pas një vizite tek të afërmit, gjatë festës së Bajramit.

Ndërkohë, ajo vetë është në pritje të rezultateve të testimit për të dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Por ajo shton se gjendja e familjarëve të saj deri më tani është stabile.

E fakti se afër tyre jetojnë të infektuarit, po i shqetëson disa fqinjë.

Nuredin Gubetini, thotë se në fshatin e tij, janë dikur rreth 4 familje të cilat janë prekur nga virusi.

Gubetini theksoi se e të infektuarit po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohe këto nuk janë rastet e vetme në Komunën e Vushtrrisë, pasi edhe fshatrat Novolan dhe Reznik po përballen me raste të reja.

Madje këtij qyteti gjatë të Shtunës iu shtuar edhe një viktimë.

Bëhet fjalë për një 71 vjecar.

Por gjithë këto raste të reja duket se nuk ndikuan tek qytetarët e Vushtrrisë.

Ata nuk po e ndalin çajin, e grumbullimin në lokale.

Ani pse nuk ishin të pajisur me mjete mbrojtëse, disa prej tyre po vazhdonin punën e zakonshme.

Shumë prej tyre, edhe nuk kishin frikë farë nga virusi.

Por, pati edhe të atillë që qysh moti kanë filluar të mbrohen nga virusi.

Në Komunën e Vushtrrisë, të shtunën u konfirmuar 24 raste të reja. Ndërsa pritet të kryhen rreth 40 testime.

LAJME TË TJERA