Nëse mbyllet kampionati, Rahoveci bie në ligën e fundit

 Nëse mbyllet kampionati, Rahoveci bie në ligën e fundit

“Vaj halli” për njërin nga klubet më të vjetra në Kosovë.

Rahoveci nuk po kalon momente të mira, derisa një vendim sot i UEFA-së mund t’i dërgojë “Vreshtarët” në divisionin e fundit të futbollit kosovar, pra Ligën e Tretë, raporton 07 Press.

Skuadra nga “Jahja Danuza” momentalisht ka 12 pikë të arkëtuara pas 17-të xhirosh, gjë që e pozicionon në vendin e 13’të, pikërisht një nga katër pozitat që largohen nga liga.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat sot në takimin e radhës të UEFA-së.

LAJME TË TJERA