Nesër akrepat kthehen një orë prapa

 Nesër akrepat kthehen një orë prapa

Time.

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa.Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 25 tetor, në momentin kur ora do të shënojë 03:00, akrepat duhet të kthehen për një orë prapa, në 02:00.Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Kjo mund të konsiderohet dhe epoka e fundit e ndryshimit të orës, pasi shumë vende vitin tjetër do të zgjedhin nëse do të mbajnë orën ligjore apo atë diellore për gjithë vitin.

LAJME TË TJERA