Nesër funksionalizohet linja e re e tensionit të lartë, luten për kujdes të shtuar qytetarët që do t’i shfrytëzojnë këto rrugë…

 Nesër funksionalizohet linja e re e tensionit të lartë, luten për kujdes të shtuar qytetarët që do t’i shfrytëzojnë këto rrugë…

Nesër, pra ditë e enjte, do të energjizohetnë linja e re e tensionit të lartë që do t’i lidhë dy nënstacionet, Rahovec dhe Therandë.

Kështu ka bërë të ditur kompania KOSST, përmes një njoftimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, përcjell Rahoveci24.

Linja në fjalë me gjatësi prej 16.5 km e shtrirë në 57 shtylla elektrike kalon në vendbanimet: Therandë, Reshtan, Studenqan, Samadrexhë, Opterushë, Zoqishtë, Brestofc, Hoqë e Madhe, Rahovec.

Andaj, kompania përgjegjëse për kryerjen e punimeve ka bërë ftesë te qytetarët që gravitojnë këto rrugë të kenë kujdes të shtuar, pasi që nga momenti i energjizimit do të ketë tension të lartë.

📍Njoftim – Energjizohet linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 110/35/10(20)kV Theranda me NS…

Posted by Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu-KOSTT sh.a on Wednesday, June 17, 2020

LAJME TË TJERA