Nesër pritet konfirmimi – Prishtina kampione, Rahoveci nënkampion, Lipjani e Feronikeli në Ligën e Parë

 Nesër pritet konfirmimi – Prishtina kampione, Rahoveci nënkampion, Lipjani e Feronikeli në Ligën e Parë

Aashtu siç ka ndodhur në disa vende të Europës, pritet të ndodhë edhe në Kosovë.

FBK’ja po pret përgjigjen përfundimtare nga FIBA për të vendosur përfundimisht lidhur me atë se kush do të jetë kampion i Koosovës në basketboll, raporton 07 Press.

Siç mëson faqja “basketbolli.ks” nga burimet e saj, nesër pritet të mbyllet kjo çështje, ku Prishtina me një pikë më shumë se Rahoveci do të shpallet kampion, ndërsa Rahoveci nënkampion, për të dytin vit me radhë.

Lipjani e Feronikeli do të përshëndeten nga elita, me Trepçën që pritet të konfirmohet edhe për edicionin e ardhshëm si pjesë e Superligës.

View this post on Instagram

🚨 EXLUSIVE 🚨 ⚠️Lajm shumë i rëndësishëm dhe me burime të sigurta ekskluzive nga faqja jonë. Nesër do të jepet vendimi final ✔ i FIBA-s për të përfunduar sezoni basketbollistik në Kosovë pas kërkesës së FBK, këtë e kanë zbatuar edhe shtetet si Lituania🇱🇹 ku kampion u shpall Zalgiris dhe Belgjika🇧🇪 ku kampion u shpall Filou Oestende dhe pritet të zbatohet edhe në Kosovë pasi që ekipet e ndryshme ne Superligë kanë liruar lojtarët e tyre. ✔KB Prishtina do të shpallet kampione pa PLAY-OFF. ✔KB Rahoveci nënkampion për herë të dytë radhazi. ✔KB Lipjani dhe KB Feronikeli bien nga liga. ✔Trepça nuk bjen nga liga. NESËR PRITET TË JEPET VERDIKTI FINAL. EKSKLUZIVISHT @basketbolli.ks

A post shared by Basketbolli, Kosovë (@basketbolli.ks) on

LAJME TË TJERA