Nga Haga, Jakup Krasniqi i dërgon letër mallëngjyese bashkëshortes së tij, vajza e publikon në rrjetet sociale

 Nga Haga, Jakup Krasniqi i dërgon letër mallëngjyese bashkëshortes së tij, vajza e publikon në rrjetet sociale

Bashkëshortja e Jakup Krasniqit sot feston ditëlindjen, derisa vajza e tyre, Gresa, ka publikuar letrën që ish-kryeparlamentari kosovar e ka dërguar nga Haga.

Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar urimin që ish-pjesëtari i UÇK-së e ka shkruar për bashkëshorten e tij.

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje. Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri. Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! “Jakup Krasniqi15 Maj, 2021″ shkruan Gresa.

Shkrimi i plotë:

Urime ditëlindjen Nanë

Çdo ditëlindje tjetër e festofsh pranë babit, uroj te jetë ky një vit i bukur per ju të dy!

“Sot për ty po mendoj, për ditëlindjen tënde të 61-të, sa e vështirë qenka të festoj larg teje.

Por ti festo e gëzo me fëmijët tanë që bashkë i rritem me shumë dashuri.

Ata e gëzofshin jetën më mirë se unë ti, mos paçshin pengesa siç patem ne të dy! “

Jakup Krasniqi 15 Maj, 2021

LAJME TË TJERA