Nga tubimi në shesh, Albin Kurti i çon “selam” Hashim Thaçit

 Nga tubimi në shesh, Albin Kurti i çon “selam” Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një tubim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të VV-së.Në fjalën e tij, lideri i këtij subjekti politik Albin Kurti e ka quajtur hajn Presidentin Hashim Thaçi.

Por sipas tij, Thaçi edhe një muaj do të shkojë dhe nuk do të mundet të vjedhë më.

“Në javën e kaluar presidenti ka ngritur një dilemë, e ka ngritur dilemën nëse është hajn apo nuk është hajn?”.

“Një qytetar i ri mbase student nga ky shesh e quajti atë hajn pa ia përmendur ermin, mirëpo truprojat e dinin që ky qytetar e ka fjalën për presidentin”.

“Prandaj edhe ju vërsulën qytetarit student. Ne nuk kemi ende prokurori të guximshme që do ta vërtetonte hajninë e presidentit. Mbase ai u frikësua që gjyqi do t’i bëhej në shesh”.

“Që të mos e lëmë pa zgjidhur atë dileme Presidenti është hajn, por jo edhe shumë gjatë. Edhe ndonjë muaj ai do të shkojë dhe nuk do të mund të vjedhë më – ashtu sikurse sot që Njazi Thaçi nuk mund të vjedh në KEK e as Bedri Istrefi në Telekom”.

LAJME TË TJERA