Ngrihet aktakuzë për rastin e përdhunimit dhe vrasjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

 Ngrihet aktakuzë për rastin e përdhunimit dhe vrasjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

Rrugët nuk ishin të sigurta për 11 vjeçarin nga Fushë Kosova. Kujtim Veseli kishte dalë rrugëve të qytetit për të siguruar mbijetesën bashkë me nënën e tij, por ky rrugëtim përfundoi me fatalitet.

I mituri ishte dhunuar e më pas ishte vrarë nga një bashkëvendas i tij.

E për veprën të cilën S.O dyshohej se kishte kryer, tashmë është ngritur aktakuzë.

Në një përgjigje për televizionin T7, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se 19 vjeçari akuzohet për veprën penale dhunim dhe vrasje e rëndë.

Veç rastit të Kujtim Veselit, S.O dyshohet se kreu vepra të ngjashme edhe ndaj bashkëvendasve të tjerë.

Gati një vit pas, pjesëtarë të komunitetit po kërkojnë drejtësi për të miturin.

Sipas përfaqësuesit të komuniteteve, Qerim Garës ata vazhdojnë të jenë të diskriminuar.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës është konfirmuar se S.O vazhdon të qëndrojë në paraburgim.

LAJME TË TJERA